Tetë ditë në paraburgim i janë vendosur Isuf Kokës, i cili gjuajti me armë zjarri gjatë momentit kur turma e protestuesve në Shkup që po protestonte kundër propozimit francez u afrua pranë biznesit të tij.
Ai ka qëlluar me armë, duke paralajmëruar protestuesit maqedonas që të mos e dëmtonin pronën e tij, që është në afërsi të bustit të Skënderbeut në Shkup.
Për këtë vendim ka reaguar aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi. Ai ka pyetur shtetin maqedonas se pse nuk janë arrestuar dhunuesit, që tentuan t’ia cenojnë jetën duke mbrojtur pasurinë e tij.
Lajçi ka kërkuar që të ndihmohet Koka dhe të lirohet sa më parë nga burgu, përcjell Bota sot.
“Cufi Koka - Një shqiptar i ndershëm, atdhetar e bujar, veprimtar i kahmotshëm, shkupjani që e mbrojti pasurinë e vet, dhe jo vetëm atë, por nderin e pragut shqiptar, nga huliganizmi maqedonas, u prangos dhe u burgos!
Unë e pyes shtetin maqedonas, çfarë faji ka shqiptari, që mbron vetën e pasurinë e vet?
Dhe
Pse duhet të burgoset ai e jo dhunuesit, rebelët e huliganët që tentuan t’ia cenojnë jetën e t’ia shkatërrojnë djersën e mundin e viteve?
Ju miqtë e tij. Ju shkupjanë, shokë e t’afërt, duhet ta ndihmoni në të gjitha mënyrat, që Cufi të lirohet sa ma parë nga burgu!
Tani i duheni atij që ndihmoi qindra shqiptarë kur patën nevojë!
Me Cufin!”, ka shkruar Çun Lajçi, në një postim në Facebook./BS