Lajçak takohet me Kurtin në Greqi/ Dalin detajet se çfarë biseduan

Aktuale

Lajçak takohet me Kurtin në Greqi/ Dalin detajet se çfarë biseduan

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 12:42
Foto nga takimi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundmi janë takuar në Greqi.

Lajçak ka shkruar se me Kurtin kanë diskutuar për situatën aktuale në rajon dhe dialogun me Serbinë.

Në margjinat e edicionit të Symi Symposium, me Albin Kurtin diskutuam për situatën aktuale në rajon dhe dialogun për normalizim. Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ndryshe ditë më parë në Forumin e 15-të në Dubrovnik, Lajçak kishte deklaruar se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është procesi më strategjik në rajon.

Ai gjithashtu deklaroi se janë gati tri-katër marrëveshje ndërmjet dy palëve dhe se pret që ato të finalizohen së shpejti. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat