“Fshati që duket s’do kallauz”/ Deputetja e AAK-së kritikon ashpër kryeministrin Kurti

Aktuale

“Fshati që duket s’do kallauz”/ Deputetja e AAK-së kritikon ashpër kryeministrin Kurti

Nga: A.SH Më: 11 korrik 2022 Në ora: 15:03
Albana Bytyqi

Së fundi është raportuar për punësime partiake në Qeverinë e Kosovës.

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyçi, ka kujtuar deklarat e Kurtit duke thënë se ‘’Kushërinjtë janë për shtëpi. Familja është te shpija’’, derisa të kundërt po e bën ai.

“Siç ka thonë edhe populli ‘’fshati që duket s’do kallauz’’, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi në Facebook:

Shumë shpejt nga ‘’Kushërinjtë janë për shtëpi. Familja është te shpija’’, te ‘’kushërinjtë e familja janë për me i shti në punë të shtetit’’. Kryeministri Kurti me siguri këtë të fundit e ka pas në mendje dhe është ngatërruar kur ka folur me shumë emocione kundër nepotizmit. Raportohet se vetëm brenda një dite u punësuan në institucione publike vajza e zëvendëskryeministres Emilia Rexhepi, vajza e kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi si dhe i është ofruar punë praktike vajzës së ministres Donika Gërvalla, në MPJD. Çka me shtu më shumë për këtë Qeveri? Siç ka thonë edhe populli ‘’fshati që duket s’do kallauz’’

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat