Profesori universitar dhe analisti politik, Blerim Latifi ka shkruar për largimin e të rinjve nga Kosova.
Ai përmes një postimi në facebook, shprehet se, qe të mbahen të rinjtë në Kosovë duhet që t’u ofrohet ekonomi.
Sipas tij, këtu kanë zgjedhur që t’u ofrojnë fe.
Ai thotë se nuk kemi pa gjë akoma.
Postimi i plotë:
Po ikin njerëzit nga Kosova! Po ikin të rinjtë! Kaq vitin e kaluar, kaq këtë vit. Kosova po zbrazet!
Kështu shkruajnë mediat përditë.
Që t'i mbash njerëzit në vend, duhet t'u ofrosh ekonomi. Këtu kanë zgjedhur t'u ofrojnë fe, tregime t'bukura për botën pas vdekjes.
Tash rrini e shikoni, sepse s'keni parë gjë akoma!