Dalin detaje të reja nga takimi Kurti-Lajçak, ja çfarë i bëri me dije kryeministri për dialogun me Serbinë

Aktuale

Dalin detaje të reja nga takimi Kurti-Lajçak, ja çfarë i bëri me dije kryeministri për dialogun me Serbinë

Nga: A.M Më: 11 korrik 2022 Në ora: 19:24
Albin Kurti dhe Miroslav Lajçak

Gjatë punimeve të Symi Symposium që po mbahet në Greqi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák.

Mbarëvajtja e procesit të deritanishëm të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces, ishin tema kryesore të takimit.

"Kryeministri Kurti theksoi sërish që Qeveria e Republikës së Kosovës është përherë e gatshme për dialog parimor, të balancuar e konstruktiv. Ai ritheksoi se nga ky dialog duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme e të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke. Për këtë, kemi edhe Rezolutën e Parlamentit Evropian, të miratuar pak ditë më parë, ku bëhet thirrje që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje bazuar në njohje reciproke", thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrisë, përcjell "Bota sot".

Gjatë ditës së sotme, Kryeministri Kurti diskutoi në panelin me temë “Implikimet e luftës në Ukrainë: Momentum i ri për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor? Mundësitë dhe skenarët”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat