Gazetari Adriatik Kelmendi në përvjetorin e masakrës së Srebrenicës ka përmendur krimet dhe masakrat e Serbisë ndër vite.
Ai tha se ndonëse serbë janë përgjegjës për shumë krime, ata nuk po gjykohen.
“Por sot veç një gjykatë “po punon” dhe ”i gjykon krimet” vetëm nëse je - shqiptar!”, shkroi Kelmendi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Serbët janë përgjegjës për krimet në Vukovar.
Serbët janë përgjegjës për krimet në Srebrenicë.
Serbët janë përgjegjës për krimet në Prekaz,
Abri, Lubeniq, Qyshk, Pavlan, Zahaq, Pejë, Gjakovë, Rogovë, Krushë, Mejë, Izbicë, Rrezallë etj. etj.
Por sot veç një gjykatë “po punon” dhe ”i gjykon krimet” vetëm nëse je - shqiptar!
#TëMosHarrohet