Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.
Përmes një njoftimi nga MINT kanë bërë të ditur se çmimi maksimal i lejuar i produktit të naftës është 1.75 euro për litër.
Po ashtu, çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.69 € për litër, ndërsa çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.
“Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 12/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit”, thuhet në njoftim.