Prej kur Kosova ka shpall pavarësinë, Spanja ka pasur episode të pakëndshme diplomatike dhe mospajtime me përfaqësuesit e pushtetit në Kosovë, shkruan gazeta spanjolle “Pais” transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot”.
"Strategjia spanjolle me sytë që nuk shohin nga zemra, lajmërohet në shumë raste, duke nisur nga samiti evropian deri tek ndeshjet e futbollit” shkruan gazeta Pais.
Një vit pas inaugurimit të kryesisë së Këshillit të BE-së, Spanja gjendet para skenarit optimal që të definojë dhe të nis të trasojë rrugën diplomatike me Kosovën.
Sipas medieve spanjolle, Spanja është e gatshme të nis procesin e ç’ngrirje-së së raporteve diplomatike me Prishtinën dhe tash është koha e duhur të bëjë këtë.
Në nëntor të vitit të shkuar sekretari i atëhershëm i shtetit për BE, Huan Gonzales-Barba deklaroi se Spanja është e gatshme të i afrohet Kosovës.
"Strategjia jonë me Ballkanin nuk është e plotë nëse vazhdojmë të injorojmë Kosovën” tha ai.
Kjo deklaratë ka ngjall entuziazëm tek Prishtina si paralajmërim se Madridi një ndër 5 arrat më të forta nga vendet anëtare të BE-së që ende nuk e ka njohur Kosovën, me gjasë ka nis procesin e shkrirjes së raporteve me Kosovën.
Nga njëra anë ky është lajm i mirë për Kosovën por edhe për Spanjën, fjalët e Gonzales-Barbine janë dëshmi se kjo çështje ka mbërri në ministrinë e jashtme edhe pse konsiderohej tabu për qeverinë, që mendohej se është harruar.
"Modeli që aplikon Greqia që mban raporte diplomatike edhe aktivitete komerciale me Kosovën përmes zyrës ndërlidhëse ilustron një formë bashkëpunimi, duke ruajtur largësinë dhe pranuar afërsinë gjeografike mes Kosovës edhe Greqisë. Spanja mund të ketë angazhim më të matur përmes hapjes së zyrës komerciale në Prishtinë” thonë mediet spanjolle.
Invadimi rus në Ukrainë ka dërmuar tabelën gjeo-politike të shahut duke promovuar ri-konfugurimin e lidhjes. Ndërkohë që përkujtohet se Kosova ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në KE. Ndonëse nuk dihet kur mund të votohet, numrat shkojnë në llogari të Kosovës, nga 46 anëtar, 34 e njohin dhe pranojnë Kosovën, e Kosovës i duhen dy të tretat për pranim në KE.
Lufta në Ukrainë por shfrytëzohet si mjet bashkimi në BE, mediet spanjolle konsiderojnë se Spanja duhet tregojë ndjeshmëri politike për çështjet që rrezikojnë stabilitetin e unionit dhe kufijtë e jashtëm.
Një nga këta hapa mund të jetë anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.