BE kërkon rezultate konkrete në takimin mes Vuçiqit edhe Kurtit!?

Aktuale

BE kërkon rezultate konkrete në takimin mes Vuçiqit edhe Kurtit!?

Nga: F. B. Më: 12 korrik 2022 Në ora: 20:00
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq - Foto ilustrim "Bota sot".

BE si ndërmjetësues kryesor në dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës po punon në realizimin e takimit mes Vuçiqit edhe Kurtit në Bruksel, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Po punojmë në organizimin e takimit në nivelin e lartë në dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës. Ai mund të vijë kur të dy palët të merren vesh për datën dhe arritjen e rezultateve të prekshme” thonë në zyrën e shefit të diplomacisë evropiane Borrel.

Ata nënvizojnë se BE dëshiron të organizojë takim vetëm “për shkak dialogut” përkatësisht pa perspektivën e arritjes së marrëveshjes.

Në Bruksel i dërguari special për dialog Lajçak ka biseda me përfaqësues nga Prishtina , Kurtin edhe Bislimin. Ata shtojnë se para takimit në nivelin e lartë do ketë edhe një takim nga shefat e delegacioneve për të përgatitur terrenin për përmbylljen e marrëveshjes në nivel të lartë.

Burime diplomatike të Tanjug-ut në Bruksel theksojnë faktin se vetë shefi i diplomacisë evropiane Borel kohë më parë ka deklaruar se para pushimeve verore do ketë një takim mes Vuçiq edhe Kurtit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat