Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës Faton Abdullahu, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për vizitën e tij në Greqi.
Ai ka hedhur dyshimet e tij se puna e Kurtit me Greqinë kundërmon në diçka që nuk është “e ushqimit të mirë politik”, përcjell Bota sot.
Reagimi i tij në Facebook:
Ai që dje hante pasul me hoxhën, sot ushqehet me fruta deti në hotelet super luksoze greke.
Por, edhe pse Albin Kurti e ka ndryshuar menynë, kjo puna e tij me Greqinë kundërmon në diçka që nuk është “e ushqimit të mirë politik”.
Oferta politike e Kurtit me të cilën fitoi shumicën që në thelb ishte dhe mbetet “diktaturë populiste”, vazhdon të vlejë për qytetarët e Kosovës, por, jo për Kurtin.