Rreth 250 shtëpi të mbyllura në fshatin e Vitisë, banorët lëshuan Kosovën

Aktuale

Rreth 250 shtëpi të mbyllura në fshatin e Vitisë, banorët lëshuan Kosovën

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 22:52
Fshati Kabash

Tingujt e kambanës dëgjohen, por në orën 12:00 askush nuk iu përgjigj thirrjes për lutje. Disa metra më tutje, vetëm një orë më vonë dëgjohet edhe ezani i thirrur nga hoxha, por edhe thirrjes së tij iu përgjigjën pak persona.

Fe të ndryshme por banorët e fshatit Kabash të Vitisë përveç nacionalitetit kanë edhe diçka tjetër të ngjashme, dëshirën për ikjen nga vendi.

Nga afro 500 shtëpi sa janë, gjysmës së tyre u është vënë dryni.

Ato shihen të mbyllura edhe në stinën e verës, kur mërgimtarët preferojnë që pushimet të i kalojnë në vendlindje.

Marjan Markut nga ky fshat nga 8 fëmijët vetëm një i mbeti në shtëpi, e pse ndodhi kjo, i tregon arsyet.

Marku tregon se në fshatin e tij interesimi për ta lënë Kosovën është i madh.

Përkundër dëshirës për t’u larguar nga vendi, simbolet kombëtare nuk mungojnë në qendër të këtij fshati.

Por, as kjo nuk ndaloi 20 familjarët e Haqif Hasanit të largohen nga vendi.

Ngjashëm për nipin e tij që i gjendet jashtë vendit mendon edhe ky banor.

Se komunën e Vitisë e ka prekur vala e largimit të qytetarëve nga vendi e thotë edhe kryetari i kësaj komune Sokol Haliti.

Haliti tregon se tashmë kanë filluar ankesat për mungesë të fuqisë punëtore.

Lidhur me numrin e personave që kanë lënë vendin në vitin 2022, media ka dërguar pyetje në ASK, por ata nuk dhanë përgjigje gjatë së martës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat