Rreth 200 qytetarë të Kaçanikut u helmuan para pak ditësh nga uji i pijes. Nga uji, u helmuan edhe rreth 100 banorë të Hanit të Elezit.
E kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, në Sytë 7, tha se tash e dy vite, nuk ka bord në kompaninë e ujësjellësit. “Ka kaluar në nivel qendror, mirëpo bordi nuk funksionon ajo që menaxhohet është nga kompania e Bifurkacionit në Ferizaj, e Kaçaniku është si njësi e saj” ka thënë Ilazi.
Sipas tij, niveli qendror e bënë përzgjedhjen e bordit, ndërsa “krejt çka kërkohet nga Komuna është një rekomandim për kandidatë që do të jenë, nëse u pëlqen ose jo. Pastaj vendimi është nga niveli qendror”.
Ilazi, tha se “ne kemi përgjegjësi morale sepse janë qytetar të Kaqanikut, por në fakt, në anën e përgjegjësisë institucionale ne nuk kemi shtruar asnjëherë, sepse nuk i zgjedhim as përgjegjësit, e as ushtruestë e detyrës”. Ilazi tha se vitin e kaluar, Komuna ka investuar në sistemin e ujësjellësit 150 mijë euro, kurse sivjet 203 mijë euro. I pari i Kaçanikut tha se “ende nuk e dimë shkaktarin kryesor të helmimit të ujit. Por, shëndeti i qytetarëve është i mirë, fatmirësisht nuk ka pasur të hospitalizuar”.