Ambasadori i Republikës së Kosovës në Holandë, Dren Doli, dje është takuar me ambasadorin e Izraelit atje, Modi Ephraim.
Doli ka shkruar se ka qenë një takim i shkëlqyer me ambasadorin Ephraim, derisa kanë diskutuar për prioritetet e politikës së jashtme, sfidat e përbashkëta dhe rrugën për zgjerimin e bashkëpunimit në Holandë.
Për këtë takim ka reaguar edhe vetë ambasadori i Izraelit në Holandë, duke thënë se ka qenë shumë i lumtur që është takuar me amabasadorin e Kosovës me të cilin kanë zhvilluar diskutime të frytshme.
Gjithatu Ephraim ka thënë se e ka përgëzuar Dolin për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.