Zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu ka treguar se kryeminitri Albin Kurti po qëndron në vizitë zyrtare në Greqi nga data 5 korrik.
Ai thotë se Kurti është në Athinë me ftesë të organizatorëve të dy konferencave të rëndësishme, atë të “The Economist” dhe Simpoziumit Symi.
Kryeziu shkruan se sivjet është viti i pestë që Albin Kurti merr pjesë në Simpoziumin Symi.
Ai tregon se sikur herave të kaluara edhe këtë vit shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit i mbulon organizatori.
Postimi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është në vizitë zyrtare në Greqi nga data 5 korrik. Ai ka udhëtuar në Athinë me ftesë të organizatorëve të dy konferencave të rëndësishme, atë të “The Economist” dhe Simpoziumit Symi, në të cilat kryeministri Kurti ka qenë pjesë e paneleve të diskutimit.
Sivjet është viti i pestë me radhë që kryeministri Kurti merr pjesë në Simpoziumin Symi, ku të pranishëm janë politikanë progresistë e akademikë të shquar nga mbarë bota. Sikur herave të kaluara edhe këtë vit shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit mbulohen nga organizatori.