Ku është Kurti!?/ Pozhari ironizon me kritikat e opozitës, zbulon arsyen e vizitës së gjatë në Greqi – ja për çfarë po lobon kryeministri

Aktuale

Ku është Kurti!?/ Pozhari ironizon me kritikat e opozitës, zbulon arsyen e vizitës së gjatë në Greqi – ja për çfarë po lobon kryeministri

Nga: A.M Më: 13 korrik 2022 Në ora: 17:17
Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar në lidhje me kritikat që partitë opozitare po ia bëjnë kryeministrit Albin Kurti në lidhje me vizitën e tij në Greqi.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se vizita e Kurtit mund të ndërlidhet me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e shtetit grek.

Mirëpo, Pozhari ironizoi me opozitën, duke thënë se është normale që një gjë të tillë nuk e kanë menduar më parë.

“A e keni menduar se mund të ndërlidhet me njohjen e Kosovës nga Greqia dhe po lobon tek shtetet skeptike që janë pjesëmarrëse në tribunë? Veçanërisht në rrethanat kur diplomacia serbe është shumë agresive me lobingjet e saj.

Nejse, nuk keni faj edhe nëse nuk ju shkon kjo dhe shumë gjëra të tjera ndërmend sepse përndryshe nuk do t'i humbnit zgjedhjet”, deklaroi Pozhari, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Krejt kritika e opozitës po lidhet me qëndrimin e gjatë të Albin Kurtit në Greqi.

A e keni menduar se mund të ndërlidhet me njohjen e Kosovës nga Greqia dhe po lobon tek shtetet skeptike që janë pjesëmarrëse në tribunë? Veçanërisht në rrethanat kur diplomacia serbe është shumë agresive me lobingjet e saj.

Plus buxhetit të shtetit kurrfarë dëmi nuk po i shkakton ngaqë shpenzimet i paska marr përsipër organizatori.

Nejse, nuk keni faj edhe nëse nuk ju shkon kjo dhe shumë gjëra të tjera ndërmend sepse përndryshe nuk do t'i humbnit zgjedhjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat