Bekim Haxhiu e quan demagog ministrin Murati: Është prej më të dobtëve

Aktuale

Bekim Haxhiu e quan demagog ministrin Murati: Është prej më të dobtëve

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 18:45
Bekim Haxhiu

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu e ka quajtur ministrin e Financave, Hekuran Murati si njërin prej më të dobtëve në Qeverinë Kurti.

Siç thotë ai, Murati merret me demagogji dhe me “spica nëpër Kuvend”.

“Murati është prej më të dobtëve. Fatkeqësi për Kosovën që në këtë kohë krize në udhëheqje të dikasterit më të rëndësishëm qeveritar, ndodhet Hekuran Murati, i cili kryesisht merret me demagogji dhe me disa spica nëpër Kuvend, kryesisht akuza kundërakuza. Dhe asnjëherë nuk shohim ndonjë përmbajtje, ose propozim që ndikon në uljen e krizës, ose në zvogëlimin e çmimeve”, tha ai,

Haxhiu foli edhe për vendimin e ministrit Murati për të ndarë nga 100 euro për disa kategori të caktuara të shoqërisë. Sipas tij, ky vendim ishte populist.

“Është marrë një vendim populist për nga 100 euro të gjithëve…thjesht ishte një lëmoshë përmes të cilës u përpoq të sabotohej iniciativa në atë periudhë kohore për Trustin e qytetarëve”, potencoi Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat