Avokati shqiptar: Në Beograd e në Moskë ishin gëzuar shumë me atë maskarallëk politik që tha Edi Rama

Aktuale

Avokati shqiptar: Në Beograd e në Moskë ishin gëzuar shumë me atë maskarallëk politik që tha Edi Rama

Nga: N. Sh. Më: 13 korrik 2022 Në ora: 18:56
Spartak Ngjela

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela thotë se, janë gëzur në Beograd e Moskë për siç e quan ai maskarallëkun politik që tha kryeministri shqiptar Edi Rama, në lidhje me kërkesën për ndritjen e rrogave në 800 000 mijë lek të vjetra.

Ai shkraun se Beogradi i tha bravo, kurse ata të Moskës i thanë shumë mirë.

E më këtë Ngjela thotë se është gëzuar Rama.

Postimi i plotë:

Sipas burimeve të mia, në Beograd e në Moskë ishin gëzuar shumë me atë maskarallëk politik që tha kryeminstri i Shqipërisë Rama, në lidhje me kërkesën për ngritjen e rrogave deri në 800 000 mijë lek të vjetra.

Bravo! Thanë politikanët e Beogradit.

Shumë mirë thanë ata të Moskës se, ngritja e çmimeve dhe me rrogën 300 mijë lek të vjetra në Shqipëri, Shqipëria do të zbrazet.

Po Rama?

Sigurisht që është i gëzuar me këtë vlerësim kaq të madh të Moskës dhe Beogradit.

Po shqiptarët?

Shqiptarët nuk kuptohet se çfarë presin e nuk e hedhin me këmbë përpjetë këtë kryeministër kaq antishqiptar...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat