Kryeprokurori i Shtetit: Ndaj Ramiz Buzhalës do të merren të gjitha veprimet ligjore

Aktuale

Kryeprokurori i Shtetit: Ndaj Ramiz Buzhalës do të merren të gjitha veprimet ligjore

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Pas raportimeve se Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, ka shpërndarë pyetjet e një testit të konkursit, ka reaguar Kryeprokurori i Shtetit.

Në reagim thuhet se ndaj Buzhalës do të merren të gjitha veprimet ligjore.

Reagimi i plotë:

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton opinionin publik se Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, pas pranimit të informacionit nga mediat lidhur me dyshimet e ngritura për shpërndarje të pyetjeve të testit për bashkëpunëtorë profesionalë nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, në bazë të kompetencave që ka do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat