Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi ka publikuar disa statistika, origjinën e të cilave nuk e ka bërë të ditur, ku thotë se inflacioni në Kosovë është më i larti në botë, pas Rusisë e cila është në një luftë me Ukrainën.
Sipas Selimit, Rusia prin për nga lartësia e inflacionit me 15.9%, ndërkohë që Kosova renditet e dyta me 14.1%, dhe më pas Brazili me 11.8%, Spanja me 10.2% dhe Britania e Madhe me 9.1%.
“Inflacioni në Kosovë krahasuar me ekonomitë globale.
Vetëm Rusia që është në luftë, qëndron më keq se ne”, ka shkruar ai, duke publikuar edhe listën e shteteve sipas lartësisë së inflacionit.
Inflation in #Kosovo compared to global economies. Only Russia in war is worse than us. 😲
— Petrit Selimi (@Petrit) July 13, 2022
Russia - 15.9%
KOSOVO - 14.1
Brazil - 11.8
Spain - 10.2
UK - 9.1
Nether - 8.6
Italy - 8.0
Mexico - 8.0
Canada - 7.7
Germany - 7.6
India - 7.0
South Korea - 6.0
France - 5.8
Australia - 5.1