Abrashi për rojat e Kurtit: Kryeministrit s’është përgjegjës për sjelljet e tyre, janë policë të shtetit

Aktuale

Abrashi për rojat e Kurtit: Kryeministrit s’është përgjegjës për sjelljet e tyre, janë policë të shtetit

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 19:51
Artan Abrashi

Kryeministri Albin Kurti po qëndron prej ditësh në Greqi, ndërsa është raportuar se ai është akomoduar në resortin “Grand Resort Lagonisi” në Athinë.

Mbrojtja afërt e kryeministrit Kurti, sipas fotografive të publikuara në rrjete sociale, gjendet në një pishinë të një hoteli në qytetin grek Sourpi.

Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ku përmes një shkrimi në Facebook tha se kryeministri Kurti nuk është përgjegjës për mënyrat apo sjelljen e rojeve të afërta.

Sipas tij, ka organe shtetërore që i trajtojnë këto çështje.

“Rojet e afërta janë përgjegjëse për sigurinë e KM, mirëpo KM nuk është përgjegjës për mënyrat apo sjelljen e rojeve të afërta. Ata janë policë të shtetit që prej shumë vitesh. Ka organe shtetërore që trajtojnë këto çështje”, shkroi Abrashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat