Deklarata e Fatmir Shehollit, se ka qenë anëtar i UDB-së serbe dhe më pas edhe anëtar i SHIK-ut me shef Kadri Veselin, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.
Përmes një postimi në facebook, Gazmend Islamit, kryetar i Ballit Demokrat në Kosovë ka reaguar ashpër ndaj Fatmir Shehollit.
“Kush është Fatmir Sheholli, i biri i Maliq Shehollit që ishte pjesë e SPS, partis së Milloshoviqit, i vrarë nga UÇK-ja si koleboracionist! I biri i tij në rrugën e babës, pjese e sigurimit shtetëror serb edhe gjatë luftës! Ani kur po thotë, ju kam dhanë informacione LDK-së, e gjatë luftës e pas saj SHIK-ut dhe Kadri Veselit! Merrne me mend, çka ka mujtë ky me i dhanë Serbisë informacione! Ai mund të rehabilitohet por kurrë nuk mund të jetë pjesë e TV tona si një analist, ky duhet me pas fytyrë me dal në media, e me fol për një lloj patriotizmi!”, shkruan ndër tjerash Islami, përcjellë “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Mediat tona i dhanë hapësirë Fatmir Shehollit qoftë si analist, qoftë si patriot!
Kush është Fatmir Sheholli, i biri i Maliq Shehollit që ishte pjesë e SPS, partisë së Milloshoviqit, i vrarë nga UÇK-ja si koleboracionist!
I biri i tij në rrugën e babës, pjese e sigurimit shtetëror serb edhe gjatë luftës!
Ani kur po thotë,
ju kam dhanë informacione LDK-së, e gjatë luftës e pas saj SHIK-ut dhe Kadri Veselit!
Merrne me mend, çka ka mujtë ky me i dhanë Serbisë informacione!
Ai mund të rehabilitohet por kurrë nuk mund të jetë pjesë e TV tona si një analist, ky duhet me pas fytyrë me dal në media, e me fol për një lloj patriotizmi!
Ky veq mundet me dal në media, e me tregua se si ka vepruar, si ka spinuar, si i ka servijuar patriotët tanë!
Nuk jam për ti linquar, e as për t’i dënuar, por duke i trajtuar me njollën e zezë si një ish kolaborator!
Prandaj duhet me i thanë shpirtit plasë, kur pom kujtohen netët e gjata si student, me ata që ndiqeshin e përndiqeshin se donin lirinë!
Zemra plas!