Osmani uron Macronin për festën kombëtare: Presim me padurim të forcojmë më tej lidhjen mes dy shteteve

Aktuale

Osmani uron Macronin për festën kombëtare: Presim me padurim të forcojmë më tej lidhjen mes dy shteteve

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 09:37
Marcon dhe Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe popullin francez me rastin e festës kombëtare.

Osmani përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se Kosova është krenare për partneritetin e qëndrueshëm me Francën.

“Kosova është krenare për partneritetin tonë të qëndrueshëm, të rrënjosur në vlerat e përbashkëta, besimin dhe respektin.

Ndërsa festojmë këtë ditë të veçantë, presim me padurim të forcojmë më tej lidhjen tonë”, ka shkruar Osmani. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat