Kryeministri Albin Kurti është kthyer në Kosovë pas nëntë ditë qëndrimi në Greqi. Ai po merr pjesë në seancën e Kuvendit që po zhvillohet tani.
Ardhjen e tij në seancë e ka përshëndetur edhe bashkëpartiaku i tij, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.
“Mirë se erdhe kryeministër”, tha Konjufca, teksa shefi i qeverisë hyri në sallë.
Kurti mori pjesë në simpoziumin “Symi”, ku kishte qenë edhe vitin e kaluar. Edicioni i sivjetmë i simpoziumit, sikurse edhe vitin e kaluar, po mbahet në “Grand Resort Lagonissi”, një resort superluksoz, që e konsideron veten si “pragu i parajsës”.
Ky vend konsiderohet si një nga hotelet lidere në mbarë globin.