Dardan Krivaqa ka shfrytëzuar të drejtën të mbrohet në heshtje.
Kurse Arbër Sejdiu është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në gusht të vitit 2021.
Këtë deklarim, dy të akuzuarit e bënë pas leximit të aktakuzës nga prokurori Valdet Avdiu, në seancën fillestare të mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Me këtë ka përfunduar seanca fillestare.