Ish i dërguari i SHBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti dhe Bashkimin Evropian, për pengim të procesit të dialogut.
“Një është fakti që ky proces drejtohet nga evropianët dhe tjera është qeveria e drejtuar nga Albin Kurti”, është shprehur Grenell në një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd.
Ai ka kërkuar poashtu që KFOR-i të tërhiqet nga Kosova dhe që Serbisë të mos i kërkohet njohja e Kosovës.
Ndaj kësaj deklarate të Grenellit ka reaguar ashpër profesori Enver Bytyçi.
Ai përmes një postimi në Facebook kërkoi që të shpallet non-grata, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Shpalleni Grenellin non-grata në Kosovë!
Sepse edhe ai e shpalli Kosovën publikisht pjesë përbërëse të Serbisë!