Presidenti i Serbisë Vuçiq deklaroi se sikur të gjithë po presin pjesën e dytë të ngjarjeve në Ballkan me shumë urrejtje, por janë qytetarët e Serbisë ata që duhet të i ikin asaj situate me çdo çmim, këtë e tha duke fol për Ditën e kujtimi në krimin në Srebrenicë, duke nënvizuar se ishte ditë e rëndë e krimit të rëndë ndaj boshnjakëve, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.
Vuçiq vlerësoi se ky vit ishte plotë urrejtje kundër popullit serb dhe për fat të keq edhe përgjigje negative nga diskursi politik edhe medietik”.
„Në kushtet e luftës globale ku perëndimi lufton përmes Ukrainës Rusinë, natyrisht ka shumë lëvizje në këtë hapësirë dhe situata nuk është e thjeshtë. Kam përshtypje se të gjithë po presin pjesën e dytë në Ballkan, me shumë urrejtje por ne në Serbi me çdo kusht duhet të ikim luftës” tha ai në TV Pink.
Në pyetjen pse nuk shkoi në Srebrnicë sivjet, ai tha "Çka do që bëni çfarë do që thoni nuk është mjaftueshëm mirë për Serbinë, sepse sipas politikanëve, nuk mund të jetë aq e vogël që ata të jenë të kënaqur dhe sado e poshtëroni Serbinë dhe kjo nuk ju duket mjaft” tha ai.
“Kam heshtur sepse çka do që do thosha do ekspozohesha sulmeve sepse nuk kam thënë fjalën magjike që ata duan ta dëgjojnë" tha Vuçiq duke shtuar se “ata duan të dëgjojnë nga ne pietete, por formulime juridike që të i shfrytëzojnë dhe duan masa kompensimi për heqjen e Srpskes”.
Nuk kam ende ftesë për dialog në Bruksel
Vuçiq tha se nuk ka marr ftesë për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit për 19 korrik në Bruksel, ndonëse kjo ditë më herët ishte përmendur si mundësi takimi me Kurtin.
"Nuk më ka ftuar askush, diçka po tentojnë , por nuk kam ide çka” tha Vuçiq.
Ai shtoi se Serbia do i përgjigjet dialogut, por ai nuk ka shumë “kuptim, sepse ata po përgatisin për aksionin kundër serbëve ".
"Për fat të keq, mendoj se disponimi tek serbët është i keq, frikësohem , por do të jap çdo gjë nga vetja për të ruajtur paqen” tha ai.
Në konstatimin se Serbia ende mban sekret 4 emrat e shteteve që kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, Vuçiq tha se "Serbia mundet edhe shumë çka duhet të bëjë në atë drejtim ".