"Kush po tallet me mendjen e shqiptarëve?"

Aktuale

"Kush po tallet me mendjen e shqiptarëve?"

Nga: H.O. Më: 14 korrik 2022 Në ora: 16:32
Pamje nga protesta në Shkup

Publicisti Nijazi Muhamedi në një shkrim të tij autorial në Facebook pyet se kush po tallet më mendjen e shqiptarëve. Ata që janë ‘për’ apo ata ‘kundër’ propozimit francez?

Muhamedi shkruan më tutje se ‘Propozimi freng, dhe pranimi i tij ,PRA,zgjidhja e "problemit maqedono-bullgar si çeshtje e legjitimitetit të brendshëm mbi bazë të Marrëveshjes bilaterale maqedono-bullgare, dhe riartikulimi politik -kushtetues i pozitës së shqiptarëve,dhe veçmas i njohjes së plotnisë së identitetit etnokultural të shqiptarëve mbi principin legjitim të autoktonisë,është shtylla që forcon legjitimitetin e brendshëm të shtetit të Maqedonisë’.

Postimi i plotë:

ME KEND PO TALLEN DYJA PALËT

"Për" dhe "kundër" Propozimit francez?

Me të GJITHË,po më shumë tallen me "mendjen e shqiptarëve " të lënë në duart e "të zënëve peng në "boshmendje ".

 Në këtë " komedi talljeje" me pengjet e kokës" në emër të shqiptarëve,dhe,me "Europën", në rrafsh teorik,atyre  " ekspertëve jolegjitim të qeverisë",të opozitës ,që kujtojnë se të gjithëve na ka zënë deti dhe tymnaja e lekadredhave të "dirigjimeve dhe nënshtrimeve DISKURZIVE, po u themi ngeshëm ,PRA,me qetësi :SHKONI GJER NË FUND ME TALLJEN ,PËR TË MARRË FUND  MARRËZIA JUAJ,DHE PËR TË NISUR NJË FILLIM I RI...

PRA,NJË FUND DHE NJË FILLIM.

Shpjeguar pak më shkurt ,pa lakadredha,PRA,me QARTËSI LIGJËRIMI:

" Propozimi freng, dhe pranimi i tij ,PRA,zgjidhja e "problemit maqedono-bullgar si çeshtje e legjitimitetit të brendshëm mbi bazë të Marrëveshjes bilaterale maqedono-bullgare, DHE RIARTIKULIMI POLITIK -KUSHTETUES I POZITËS SË SHQIPTARËVE,DHE VEÇMAS I NJOHJES SË PLOTNISË SË IDENTITETIT ETNOKULTURAL TË SHQIPTARËVE MBI PRINCIPIN LEGJITIM TË AUTOKTONISË,ËSHTË SHTYLLA QË FORCON LEGJITIMITETIN E BRENDSHËM TË SHTETIT TË  MAQEDONISË.

E drejta ndërkombëtare I ka vënë themele pa ambiguitete dy legjitimiteteve të cilindo shteti:LEGJITIMITETIN E BRENDSHËM DEMOKRATIK DHE LEGJITIMITETIN E JASHTËM TË CILINDO SHTETI TË PAVARUR.

PROBLEMI MAQEDONO-BULLGAR DHE MAQEDONO-SHQIPTAR JANË PROBLEME QË BIEN NË LEGJITIMITETIN E BRENDSHËM,JO TË JASHTËM,SIKUNDËR ISHTE PROBLEMI JO LEGJITIM I GREQISË ME MAQEDONINË.

E TASHI,prap në rrafshin teorik, nëse shkohet prap me potere DISKURZIVE nacionaliste dhe raciste,SIKUNDËR nga 1990-2001 për të  fshirë rëndësinë ose faktorët që I japin stabilitet demokratrik legjitimitetit të BRENDSHËM,ose nëse prap rikthehet kërcënimi diskurziv ndaj fqinjëve ose pjesët e tyre në Maqedoni  si "kërcënim ndaj IDENTITETIT maqedonas,ekzistencës së TIJ,etj,atëherë,edhe kërkimi i "supragarancive" fsheh diçka tjetër ..!!!

Po edhe nuk është e panjohur se çka fshihet.!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat