Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim Komandantin e Komandës së Operacioneve të Forcave të Përbashkëta të Bundeswehr-it Gjerman, Gjenerallejtënant Bernd Schutt.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se në këtë takim, u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm në mes të dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Poashtu edhe për planet dhe projektet për avancimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.
“Me këtë rast, Mehaj shprehu falënderim dhe mirënjohje për përkrahjen nga shteti dhe forcat e armatosura gjermane për sigurinë e vendit si dhe ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, thuhet në njoftim.