Infektologu Izet Sadiku ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë do të duhej që të bëjë fushata sensibilizuese për vaksinim kundër COVID-19.
Sadiku në një lidhje direkte në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha se kur fillon rritja e numrit të infektuarve, atëherë nis edhe të ngarkohen shërbimet.
“Do të duhej që Ministria e Shëndetësisë të bëjnë fushata sensibilizuese sidomos këtë fazën kur ne kishim numra të rritur me COVID-19 me qëllim që ta rrisim numrin e atyre që të vaksinohen.
Në momentin kur fillon rritja e numrave të infektuarve atëherë fillon me u ngarku shërbimet për arsye se tashmë qytetarët më nuk kanë nevojë vetëm për vaksina, por kanë nevojë edhe për shërbime shëndetësore”, ka thënë ai.