“Qenke rrezitur”/ Feraj i VV-së: Kurti mund t’i duket opozitës edhe terr i zi së shpejti

Aktuale

“Qenke rrezitur”/ Feraj i VV-së: Kurti mund t’i duket opozitës edhe terr i zi së shpejti

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 21:29
Hysamendin Feraj

“Qenke rrezitur”, i është drejtuar sot shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi kryeministrit, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës, pas qëndrimit të tij disaditor në Greqi.

Ndaj këtij konstatimi të Gashit ka reaguar anëtari i VV-së, Hysamendin Feraj, i cili ka thënë se sot Kurti opozitës i është dukur i bronzuar (rrezitur), por sipas tij, kryeministri opozitës mund t’i duket edhe terr i zi së shpejti, kur të fillojë zbatimi i Vettingut.

“Sepse u sheh njenja, jo syri”, ka shkruar Feraj, i cili në fund i ka kërkuar falje komunitetit me ngjyrë për fjalët e përdorura në kontekst të ngjyrës së lëkurës.

“Sot opozitës Albini iu paska dukur i bronzuar (abronzzato, pat thënë Berlusconi për Obaman).  Por ka gjasë t’iu duket terr i zi mbasi të fillojë zbatimi i vetingut, kontrollit dhe konfiskimit të pasurisë së paligjshme të vendosur ndër vite. Sepse u sheh ndjenja, jo syri. Ndjesë komunitetit me ngjyrë!”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat