Avokati Arianit Koci ditë më parë ka shkruar në lidhje me numrin e lartë të grave me shami.
Koci në atë shkrim potencoi se është shqetësuese se si çdo ditë e më shumë rritet numri i grave me shami.
Pas atij shkrimi Koci ishtë kërcënuar, e si duket ky lloj kërcënimi ka vazhduar edhe këto ditë.
Avokati ka treguar se tash kanë filluar që t’ia hakojnë faqen e Facebookut, derisa vajzës së saj tashmë ia kanë hakuar, sikurse edhe gruas së tij Instagramin.
Koci shprehet se, hakuesit ia kishin postuar në Facebookun e vajzës një foto me tekst në gjuhën arabe.
Postimi i plotë:
Pas postimit lidhur me shamijat, kam pasur indikacione që po tentohet të më hakohet faqja e Facebook-ut.
Sot është hakuar faqja e vajzës, Adesë.
Në profilin e saj, hakuesi ka postuar një foto me tekst në gjuhën arabe.
Facebook-u, menjëherë e ka bllokuar atë faqe, me arsyetim se teksti në arabisht (nuk po e kuptojmë përmbajtjen-por e kam foton e postimit), është në kundërshtim me kushtet dhe standardet e rrjeteve sociale, Facebook dhe Instagram.
Edhe gruas, Meritës i është bllokuar profili në Instagram.
Sidoqoftë, nëse është sulm i orkestruar, e indikacionet janë kredibile, atëherë vërtetë është për keqardhje.
Kushdo që e ka bërë (shpresoj që e kam gabim, dhe është një hakim që nuk ka të bëjë me mua), është mjerran, i pacipë dhe frikacak
Nuk kanë nevojë me u marrë me familje time.
Ju mjaftoj une!