Politologu, Dritëro Arfi, duke komentuar vlerësimin e performancës së komunave tha se zhvillimi i një vendi fillon nga komuna e jo nga niveli qendror.
Këtë deklaratë Arifi e bëri gjatë debatit me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Arifi theksoj se në Ballkan por edhe në Kosovë jashtëzakonisht shumë keqkuptohet zhvillimi i një vendi, pasi që sipas tij, të gjithë sytë i kanë nga qeveria.
“Zhvillimi i një vendi fillon nga komuna e jo nga qeveria, pra shumë është keqkuptuar edhe në Ballkan po edhe në Kosovë jashtëzakonisht shumë keqkuptohet zhvillimi i një vendi. Të gjithë sytë i kanë nga qeveria mirëpo në fakt komunat janë ato që problemet e përditshme i kanë me qytetarët”, tha ai.
Sipas Arifit komunat e kanë mundësinë që pas 3 ose 4 vitesh të flasin për nivele krejtësisht tjera e jo për probleme bazike nëse i përforcojnë kriteret që u janë përcaktuar nga MAPL-ja.
“Nëse komunat përforcojnë në bazë të kritereve që janë përcaktuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, realisht besoni që për 3 deri 4 vite e ardhshme ne mund të flasim për një nivele krejtësisht të tjera, mund të flasim për nivelin e ajrit, të ujit e jo më për probleme bazike të cilat ballafaqohen shumica e komunave”, theksoi Arfi.
Tutje ai deklaroi se “niveli komunal është shtylla e parë edhe e integrimit në Bashkimin Evropian”.