Kryesuesi i OSBE-së takohet edhe me kryeminstrin Kurti
Pas takimit me presidenten Osmani, kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbigniew Rau, është pritur në takim nga homologia e tij, Donika Gërvalla.
Rau, temë të diskutimit me liderët shtetëror të Kosovës do ta ketë angazhimin e Polonisë në rajon si kryesuese e radhës e OSBE-së.
Ai është takuar edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Ndërsa vizitën e tij e përfundon me Kryeministri Albin Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë dhe kryesues i OSBE-së, Zbigniew Rau.
Pas Osmanit, kryesuesi i OSBE-së nis takimin me Gërvallën
Pas takimit me presidenten Osmani, kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbigniew Rau, është pritur në takim nga homologia e tij, Donika Gërvalla.
Rau, temë të diskutimit me liderët shtetëror të Kosovës do ta ketë angazhimin e Polonisë në rajon si kryesuese e radhës e OSBE-së.
Kujtojmë se gjatë ditës ai do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Fillon takimi i Osmanit me Shefin e OSBE-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht kryesues i radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau.
Rau pritet të takohet edhe me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca, pas këtij takimi.
Rreth orës 12:00, Rau do të pritet në takim edhe nga kreu i ekzekutivit, Albin Kurti.
Ministri i Jashtëm i Polonisë sot takon liderët e Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht Kryesues i Radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau, dje ka arritur për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai është dje pritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Ministri Rau sot do të pritet edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryekuvendari, Glauk Konjufca si dhe nga ministrja Gërvalla.
Në këtë vizitë zyrtare ai do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë.
Polonia është në grupin e shteteve të para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës, më 26 shkurt 2008, por ende nuk ka hapur ambasadë në Prishtinë.
Ndryshe muajin e kaluar është mbajtur ceremonia e inaugurimit të fluturimit të parë të një linje ajërore Varshavë-Prishtinë-Varshavë, e cila do të jetë në shërbim të përafrimit dhe rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve.
Po ashtu Polonia në Kosovë ka prezencë ushtarake në kuadër të NATO-së. Tani Polonia ka në Kosovë 247 ushtarë.