Pas Osmanit, kryesuesi i OSBE-së nis takimin me Gërvallën

Aktuale

Pas Osmanit, kryesuesi i OSBE-së nis takimin me Gërvallën

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 11:40
Foto nga takimi

Pas takimit me presidenten Osmani, kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbigniew Rau, është pritur në takim nga homologia e tij, Donika Gërvalla.

Rau, temë të diskutimit me liderët shtetëror të Kosovës do ta ketë angazhimin e Polonisë në rajon si kryesuese e radhës e OSBE-së.

Kujtojmë se gjatë ditës ai do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Gjithashtu takim do të ketë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat