Shpërthen Covidi në Kosovë/ 1 mijë e 219 raste të reja

Aktuale

Shpërthen Covidi në Kosovë/ 1 mijë e 219 raste të reja

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 13:12
Ilustrim

1 mijë e 219 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë i vdekur nga virusi korona, ndërsa janë shëruar 257 pacientë.

Këto raste pozitive kanë rezultuar nga 3 mijë e 283 mostra të dyshimta që i bie 37.13% e tyre janë pozitive.

Ndërsa, gjatë 24 orëve janë vaksinuar 267 qyetarë, duke e çuar numrin e të vaksinuar në 1 milionë e 832 mijë e 266.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat