Sveçla e shkarkon ushtruesin e drejtorit të AME-së, Fadil Kodrën

Aktuale

Sveçla e shkarkon ushtruesin e drejtorit të AME-së, Fadil Kodrën

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 14:25
Fadil Kodra

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka liruar nga detyra Fadil Kodrën, i cili ka pasur pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave.

Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar zyrtari për komunikim nga MPB, Behar Haziraj.

“Po dje është shkarku, ministri dje e ka shkarku. Nuk kam detaje tjera”, ka thënë Haziraj.

Fadil Kodra ka qenë drejtor i kësaj agjencie, por pas skadimit të mandatit ka pasur pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat