"Rama fillon të shfryjë gjithë vrerin kundër SHBA-ve, dy ambasadorë lëshojnë sallën"

Aktuale

"Rama fillon të shfryjë gjithë vrerin kundër SHBA-ve, dy ambasadorë lëshojnë sallën"

Nga: H.O. Më: 15 korrik 2022 Në ora: 15:16
Edi Rama

Profesori universitar, Enver Bytyҫi në një postim të tij në Facebook shkruan se kur Kryeministri shqiptar Edi Rama ka marrë fjalën, dy ambasadorët e dy vendeve që mbajnë mbi shpatulla kontinentin europian e lëshojnë sallën.

Sipas tij, ata sikur e dinin se Rama do të ‘shfryjë gjithë vrerin e tij kundër vendeve që ata përfaqësojnë dhe kundër SHBA-ve’.

Profesor Bytyҫi thotë tutje se, iku koha e mashtrimeve pa fund të kësaj qeverie e të këtij kryeministri.

Postimi i plotë:

Dy ambasadorët e dy vendeve që mbajnë mbi shpatulla kontinentin europian e lëshojnë sallën kur nis të flasë kryeministri Rama! Sikur ta dinin se i ҫmenduri i Surrelit do të shfryjë gjithë vrerin e tij kundër vendeve që ata përfaqësojnë. Po ashtu kundër SHBA-ve!

Ky lloj izolimi ka ndodhur në Jugosllavi vs. Serbi në periudhën e sundimit të Miloshevicit! Po ndodh me Shqiperinë. Ndërkohë Rama jo rastësisht sillet me arrogancë kundër BE-së dhe SHBA-ve! Nuk dëshiron të hapen negociatat për integrim. Sepse hapja e negociatave shoqërohet me demokraci dhe jo me autokraci, me transparencë dhe jo me korrupsion, me drejtësi dhe jo me arrogancën e njeriut që të gjithë njerëzit i konsideron si mizat, të cilat mund t'i shkelë me atletet e tij Adidas!

Gjithcka ka shkuar aty ku nuk mban më! SHBA e BE do të kenë nevojë dhe do të mbështesin një opozite të fuqishme! Duket se iku koha e mashtrimeve pa fund të kësaj qeverie e të këtij kryeministri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat