Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka folur për kalimin në lexim të parë të Projektligjit për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Krasniqi thotë se një projektligj i tillë duket që është më shumë për qëllime politike dhe jo një nismë për të luftuar korrupsionin.
“Është një projektligj që po duket që është më shumë për qëllime politike, të abuzohet me të, sesa që është një iniciativë për të luftuar korrupsionin.
Këtë e thotë edhe Komisioni i Venecias. Nuk na garanton që ky projektligj nuk do të abuzohet.
I është dhënë edhe kompetencë shumë e zgjeruar Kuvendit të Kosovës, një trupe politike”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se Projektligji si i tillë është i rrezikshëm që do të mund të shfrytëzohet për gjah politik.