“Shpresa i mban njerëzit”, Hamiti i reagon Kurtit: Po e përbuz paturpësisht popullin e Kosovës

Aktuale

“Shpresa i mban njerëzit”, Hamiti i reagon Kurtit: Po e përbuz paturpësisht popullin e Kosovës

Nga: A.ZH Më: 15 korrik 2022 Në ora: 19:10
Muhamet Hamiti

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, i ka reaguar kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se “kur njerëzit kanë shpresë atëherë shpenzojnë më shumë sesa kursejnë”.

Hamiti, ka thënë se qeveria Kurti po e përbuz paturpësisht popullin e Kosovës, duke u tallur keq me njerëzit, përcjell Bota sot.

“Kur vendin e ka pllakosur kriza ekonomike, kur Kosova ka inflacion prej më shumë se 14%, kur shumica e artikujve themelorë janë shtrenjtuar më shumë se kaq dhe kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme për shumë familje kosovare, Albin Kurti me shokë e shoqe i bien moh realitetit.

Shpresa i mban njerëzit, po thonë këta.

Kjo kastë qeveritare po tallet keq me njerëzit. Poe përbuz paturpësisht popullin e Kosovës. Krejt dhe drejt.

Deri kur kështu?

Deri kur do të vazhdojë ta fyejë inteligjencën e njerëzve pushteti popullor?”, ka shkruar Hamiti, në një postim në Facebook.

“Kur njerëzit kanë shpresë atëherë shpenzojnë më shumë sesa kursejnë, dhe kur shohin se nuk ka korrupsion në qeveri kanë më shumë gatishmëri që të paguajnë taksat”, citohet të ketë thënë sot kryeministri Kurti në takim me ministrin e jashtëm të Polonisë, Zbigniew Rau./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat