Shkarkimi i Fadil Kodrës, vjen reagimi i ashpër i Ganimete Musliut – ja si e quan këtë vendim!

Aktuale

Shkarkimi i Fadil Kodrës, vjen reagimi i ashpër i Ganimete Musliut – ja si e quan këtë vendim!

Nga: A.M Më: 15 korrik 2022 Në ora: 22:44
Ganimete Musliu

Edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas shkarkimi të Fadil Kodrës.

Ajo këtë e cilësoi si një përndjekje politike me mentalitet të viteve të 90’ta.

“Si duket veprimtaria kombetare e z.Kodra e bënë të pa përshtatshem për këtë regjim.

Stop, masave të dhunshme!”, shkroi në Facebook Musliu, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Përndjekjet politike e rajonale me mentalitet të viteve të ‘90-ta, s’kane të ndalur.

Xhelal Sveçla, e paska shkarku sot Fadil Kodrën, i cili ka pasur pozitën e ushturesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave.

Si duket veprimtaria kombetare e z.Kodra e bënë të pa përshtatshem për këtë Regjim.

STOP🛑 MASAVE TË DHUNSHME!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat