SHBK Union kërkon dorëheqjen e ministrit Latifit

Aktuale

SHBK Union kërkon dorëheqjen e ministrit Latifit

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 08:46
Rifat Latifi

Shëndetësia e Bashkuar Kosovare dënon ashpër refuzimin dhe jo-profesionalizmin e treguar nga Dr.Rifat Latifi Ministër i Shëndetësisë, ndaj investorëve Amerikanë të cilët sipas burimeve të SHBK Union kanë propozuar financimin dhe projektimin e Sistemit Informativ Shëndetësor dhe një Qendre Toksikologjike, fonde të cilat ishin ndarë për Kosovën mirëpo jo-mikpritja, refuzimi i Dr Latifit dhe Kujtim Salihut – Shef i Kabinetit të MSH, kanë bërë që fondet të alokohen në vendet Afrikane.

Në jemi kundër që Qeveritë e Kosovës të fusin kompani private në ministritë e tyre, kundër që këto institucione publike të privatizohen tërësisht, dhe ministria aktuale e shëndetësisë për nga skandalet mund të shqyrtohet si më skandalozja dhe më e dobëta në historikun e Kosovës së pasluftës, ku Ministri Latifi sipas dokumenteve të publikuara në SHBA ka zgjedhur punonjësin e tij, Kujtim Salihun si shef të kabinetit ku të dy kanë benefite nga kompania/organizata e Latifit e ashtuquajtur International Virtual E-Hospital Foundation ku si përfitues të tjerë janë individë dhe kompani të lidhura dhe të akuzuara për krim dhe korrupsion.

Organizata në fjale kishte marruar tender në vlere prej 1.5 milionë eurosh për ndërtimin e Qendrës së Telemjekësisë në QKUK, pikërisht në kohën kur shqiptarët gjenin kufomat e familjareve nëpër rrugët e Kosovës, dhe shtëpitë të shkatërruara deri në themel, Ministri Latifi kishte përfituar duke u bërë milioner, ku përveç disa projektorëve filmik dhe ekranëve nuk ekziston ndonjë element ku mund te arsyetonte 1.5 milionëshin e shpenzuar, Dr.Latifi si themelues dhe ekzekutiv i kësaj organizate kishte marruar shuma të majme nga Qeveritë e kaluara për të implementuar një sistem të tillë, që edhe sot është tepër primitiv.

“Dr Rifat Latifi, puna juaj nuk është pro-bono ashtu siç e reklamoni, por e projekteve milionëshe, ashtu sikur keni inkasuar 1.5 Milionë Euro nga Kosova e shkatërruar”.

Në dokumentet e publikuara figurojnë emrat si Flamur Bekteshi, pjesë e organizatës NOVUS Consulting nga Kosova ndaj së cilës organizata VETEVENDOSJE kishte bërë kallëzim penal duke cituar keqpërdorimin mbi 1 milionë euro në vitin 2019.

Si Koordinator Ballkanik i kompanisë së Ministrit Latifi, dhe koleg tjetër shfaqet edhe Ismet Lecaj, individin të cilin Ministri së fundmi e rehatoi si drejtor të Qendrës së Telemjekësisë edhe pse nuk përmbushte kushtet e parapara me konkurs.

Kujtim Salihu, përfaqësues për Kosovë i kompanisë IVEH së Latifit, po ashtu është emëruar në post zyrtar si shef i kabinetit të MSH-së.

Ne dënojmë ashpër dështimet e Qeverisë Kurti me këta individë dhe bëjmë thirrje publike Dr. Latifit që pas këtij skandali dhe dështimeve të njëpasnjëshme, ku së fundmi si ministër bën turne dhe kërkonte liberalizimin e vizave turistike duke bërë propaganda që këto do ndihmonin stafin shëndetësor, bën turne në kohën kur pacientët me kancer vdesin në mungese të aparaturave që Dr Latifi të mbrojë nderin dhe të jap dorëheqje bashkë me stafin e kabinetit të tij, shumica me interesa të ngushta të kompanisë të Dr Latifit.

Dështimi i inkasonit të projekteve amerikane me financim të plote është arsye tjetër që Latifi të lëshojë rrugë progresit dhe të mos e mbaje peng Kosovën me kulturën korruptive që ka ekzistuar me vite.

Refuzimi i projektit të investoreve amerikane, që do kapte shumën prej mbi 25 Milionë eurosh ka gjasa të ketë ndodhur pasi është në konkurrence direkte me projektet dhe operimet e kompanisë së ministrit Latifi, mirëpo në krahasim me kompaninë e Ministrit Latifi, sipas informatave të SHBK UNION të buruara nga brenda MSH, projekti amerikan ka qenë tërësisht i financuar dhe priste nënshkrimin dhe aprovimin e Qeverisë, mirëpo Ministri Latifi dhe shefi i kabinetit Kujtim Salihu kishin refuzuar edhe kontaktin me kompaninë në fjale, duke tentuar aktivisht ta fshehin propozimin e kompanisë nga OJQ-të dhe mediat, kompani e cila pastaj alokoi fondet tek vendet Afrikane.

Prandaj, bëjmë thirrje për dinjitet, duke shpresuar që ky skandal të jetë i fundit për Qeverinë Kurti dhe që Ministri Rifat Latifi të lirohet përfundimisht nga detyra e Ministrit bashkë me interesat speciale që kanë kapluar Ministrinë e Shëndetësisë, thuhet në njoftimin e SHBK Union.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat