Një person ka vdekur si pasojë e infektimit me Koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 1084 raste të reja pozitive.
Ndërsa, janë shëruar 406 persona, përcjell Bota sot.
Ndërkaq, 293 persona janë vaksinuar gjatë ditës së fundit.
Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar rritje të mëtutjeshme rasteve me Covid-19, gjatë ditëve në vijim.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ministria ka apeluar te qytetarët të vaksinohen dhe të testohen për Covid-19./Botasot