“Të tjerat gjëra do të dihen më vonë..!”/ Paralajmërimi i Tomë Gashit – ja çfarë thotë për ish-prokuroren e EULEX-it!

Aktuale

“Të tjerat gjëra do të dihen më vonë..!”/ Paralajmërimi i Tomë Gashit – ja çfarë thotë për ish-prokuroren e EULEX-it!

Nga: A.M Më: 16 korrik 2022 Në ora: 16:10
Tomë Gashi.

Ish prokurorja e EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh pas konferencës së mbajtur sot në Prishtinë është ftuar për intervistim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, kjo për siç u tha nga Prokuroria të pamundësisë për sigurimin e deklaratës së saj viteve të kaluara.

Në lidhje me këtë, reagoi edhe avokati Tomë Gashi.

Ai komentoi ftesën e prokurores së shtetit Fitore Sadikajt, derisa kritikoi ish-prokuroren e EULEX-it, duke thënë se nuk bëri asgjë për sistemin juridik të Kosovës.

“Me rëndësi që Maria i ka marrë diku 500.000 euro/ gjysmë milioni euro nga Britania e Bashkuar.

Të tjerat gjëra do të dihen më vonë..!

Tallava ka ba EULEX-i në Kosovë”, shkroi avokat Gashi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Janë dy profesioniste

Janë dy Prokurore

Njëra britanike Maria Thurja Bamjeh ish prokurore e Eulexit, mision që shpenzoj në Kosovë mbi 1 MILIARD euro dhe nuk bëri asgjë për sistemin juridik të Kosovës

Dhe tjetër Prokurore e shtetit znj. Fitore Sadikaj e cila pas konferencës për media të Maries atë e ftoj ta marrë në pyetje në cilësi të dyshuares për keqpërdorim të detyrës zyrtare …

Me rëndësi që Maria i ka marrë diku 500.000 euro/ gjysmë milioni euro nga Britania e Bashkuar.

Të tjerat gjëra do të dihen më vonë..!

Tallava ka ba EULEX-i në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat