Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar në lidhje me kalimin e propozimit francez.
Ajo e cilëson lajm të mirë nga Maqedonia e Veriut, përcjell “Bota sot”.
Sipas saj shumica atje i dha goditje edhe politikave populliste, në dobi të së ardhmes evropiane.
Postimi i plotë
Lajme të mira nga Maqedonia e Veriut! Parlamenti në Shkup e kaloi propozimin francez, duke i hapë rrugë hapjes së negociatave për antarësim në BE.
Për më tepër, shumica atje i dha goditje edhe politikave populliste, në dobi të së ardhmes evropiane. Shqiptarët, si gjithmonë, faktorë shtet-ndërtues.
Bravo!