Gazetari nga Shqipëria, Andi Bushati i është kundërpërgjigjur Berat Buzhalës, pas replikës së këtij të fundit për shkrimin e tij lidhur me media.
Bushati i bëri disa pyejte Buzhalës, e njër ndër to ishte a “A ka pasur analistë të paguar për të mbrojtur ekskluzivisht PDK?”
Ndër të tjera, ai e pyeti edhe nëse vazhdon kjo praktikë në qeverinë aktuale, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Lexova nje replike te kolegut Berat BUZHALA, qe nuk merrej me thelbin e shkrimit tim, por me aspektin me anesor te tij, me sakte me nje togfjalesh te vetem: "mediat qe bashkepunuan me regjimin e shkuar", te cilin ai reket ta kundershtoje?
Tani pyetja e thjeshte eshte: a ka pasur ne Prishtine portale te krijuara me fondet okulte te klanit pronto? A ka pasur analiste te paguar per te mbrojtur ekskluzivisht PDK? A ka pasur pronare TV qe kane mare favore nga qeverite vetem per faktin se kontrollonin nje pjese te rendesishme te audiences?
Dhe pastaj, a vazhdojne keto praktika me qeverine aktuale?