Zgjedhjet e brendshme, Kurti flet për krijimin e një rregulloreje për mërgatën

Aktuale

Zgjedhjet e brendshme, Kurti flet për krijimin e një rregulloreje për mërgatën

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 14:35
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, foli për “një moment tepër të rëndësishëm”, ndërsa ftoi për “pjesëmarrje sa më të madhe” në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i LVV-së tha se do t’i zgjedhin strukturat drejtuese dhe ato të deleguara të partisë për secilin vendbanim, ndërsa theksoi krijimin e një rregulloreje të re për mërgatën.

“Qendrat e LVV-së në mërgatë nuk mund ta kenë mënyrën e njëjtë të organizimit sikurse në Kosovë”, tha Kurti.

Ai tha se LVV-ja do të ketë edhe dy struktura të reja, të Gruas për Vetëvendosje, dhe Rinisë për Vetëvendosje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat