Sindikata e Policisë së Kosovës ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj zyrtarëve policorë në veri.
Përmes një komunikate për media, Sindikata u ka uruar shërim të shpejtë policorëve, derisa ka kërkuar që organet e drejtësisë të veprojnë sipas ligjit për personat që qëndrojnë pas sulmit.
Komunikata e plotë:
Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj zyrtarëve policor i cili ka ndodhur natën mbrëmshe të datës 16.07.2022. në veri të vendit.
Pesë zyrtar policorë kanë pësuar lëndime gjatë kryerjes së detyrave zyrtare duke vepruar në ndjekjen e krimit të organizuar dhe kontrabandës.
Duke mos zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë për tu ndalur, një kamion ka goditur veturën e policisë me që rast pesë zyrtar policorë kanë pësuar lëndime si dhe janë shkaktuar dëme materiale.
Zyrtarëve policorë u dëshirojmë shërim të shpejtë, kurse nga organet e drejtësisë kërkojmë që të veprojnë sipas ligjit ndaj kryesve të këtyre veprave penale. Veprimi sipas ligjit nga Prokuroria dhe Gjykata do të ndikonte në parandalimin e sulmeve ndaj zyrtarëve policorë dhe veprave tjera penale.
Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesinalizmin që po e tregojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre!