Ka disa ditë që lideri i AAK-së, ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka publikuar dëmet që i janë shkaktuar sektorëve të ndryshme në vend, për shkak të mosaprovimit të Ligjit të Pagave.
Haradinaj sot ka publikuar dëmin e shkaktuar ndaj shërbyesve civilë, që sipas tij, është mbi 16 milionë euro.
Postimi i plotë:
16,6 milionë euro, nuk janë dhënë për shërbyesit civil të Kosovës në 12 muajt e fundit, për shkak të mosaprovimit të Ligjit të Pagave.
Qeveria e mashtrimit, përpos se nuk realizoi premtimet, ajo nuk u kujdes as për ata që e mbajnë gjallë administratën e shtetit.