Përmes një postimi në facebook, ish bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Hasan Zeneli, ka reaguar ndaj Baton Haxhiut.
“Ndoshta bre Baton, t'ka shty Beogradi që ta hapësh këtë temë me qëllimin e fundit për ta zbuluar se sa milic ju vranë në Prishtinë e me ta, bashkë edhe Rektori i dhunshëm serb Radivoje Papoviç”, ka shkruar Zeneli, përcjellë “Bota sot”.
“Baton, s'po e zgjati shumë vetëm po du met tregu se ti rastësisht ju ke shpëtuar plumbave të armëve tona, bashkë me Shehollin dhe Shaban Beicin, Osman Velicin, e Murat Ajvazin....! Tash shko se ty të nderojnë Edvin Kristaç Rama dhe të dekoron ish Presidenti Hashim Thaçi për trimëritë e treguara ndaj popullit!”, shkruan ndër tjerash Hasan Zeneli, përcjellë “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Nuk e kam fort zanatë me shkru për njerëz por, sa i përket k'tyne që jastëkun e kanë në Beograd e këmbët në Prishtinë, më duhet të reagoi.
Se di bre Baton çka t'ka rrokë nëpër bark se, a pati luftë në Prishtinë a nuk pati!?!
Ndoshta bre Baton, t'ka shty Beogradi që ta hapësh këtë temë me qëllimin e fundit për ta zbuluar se sa milic ju vranë në Prishtinë e me ta, bashkë edhe Rektori i dhunshëm serb Radivoje Papoviç.
Baton, ju shëndosh për Papovicin se e dimë që e ke pasë dost prej moti.
Ne e dijmë që ,krejt ata të cilët ti vrau Guerilja, i ka pasë dosta andaj mbahu krenarë që ishe mik dhe vëlla i tyre.
Shumë mirë e mbajmë në mendë ne kur popat serb i tymosnin me fanarë vllaznit tuaj dhe ti ndiheshe i zemëruar .
Baton, s'po e zgjati shumë vetëm po du met tregu se ti rastësisht ju ke shpëtuar plumbave të armëve tona, bashkë me Shehollin dhe Shaban Beicin, Osman Velicin, e Murat Ajvazin....! Tash shko se ty të nderojnë Edvin Kristaç Rama dhe të dekoron ish Presidenti Hashim Thaçi për trimëritë e treguara ndaj popullit!
E për fund të k'tyre rreshtave, dua t'ju porosis : Mos e merrin nëpër gojë LPK-në se LPK-ë, aso kohe ishte nëpër burgjet e vllaznive tuaj dhe disa prej tyre ishin detyruar për tu larguar jashtë Kosovës pikërisht nga propaganda jote të cilën e zhvilloje ndaj tyre bashkë me shokët dhe vllaznint tuaj në Beograd .
Mos harro Batko se ne nuk i harrojmë kurrë ata që na ndihmuan gjatë çlirimit të vendit dhe ata që sabotuan ÇLIRIMIN.