Opinionisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se mos-lejimi i vizitës së grupit të studentëve ndërkombëtarë në Prekaz është veprim anti-kombëtar.
Spahiu thotë se ata që penguan vizitën nuk ua duan të mirë as Jasharajve, as Kosovës.
“Moslejimi i kujdoqoftë për të vizituar kompleksin memorial të Jasharve në Prekaz është gjest antikombëtar. Familja Jashari duhet të deklarohet se ata që penguan vizitën e studentëve serbë në kompleks nuk ua duan të mirën as Jasharve as Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe të dielën një grup i studentëve ndërkombëtarë nuk iu lejua vizita në kompleskin në Prekaz.
Ata që e ndaluan menduan se studentët ishin serbë, por nuk doli ashtu, pasi studentët ishin nga vende të tjera.